Po mbahet mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve nata e parë e “Festivalit të Këngës”, ku performuan disa prej artistëve më të dashur për publikun, mes tyre edhe Elvana Gjata. Elvana e dogji skenën me performancën e saj që përfshiu jo vetëm këndimin, por edhe kërcimin.
I ftuar special këtë natë ishte këngëtari me famë botërore, Mahmood. Elvana dhe Mahmood u takuan në prapaskenë dhe në videon e publikuar shihet takimi i artistëve dhe pak nga biseda e tyre. Pasi i japin duart njëri-tjetrit, Elvana i thotë Mahmood-it: “Kënaqësi që u njohëm”. Më pas Mahmood e pyet nëse ka performuar në skenë dhe Elvana ia kthen: “Kam kënduar tashmë”. “Si ishte?”, e pyet Mahmood. “Ishte perfekte”, i thotë Elvana.