Emri i Faton Shoshit shpesh është lakuar për lidhje të mundshme me bukuroshe të estradës shqiptare.
E pas një kohe ‘pauze’, duket se ka qenë thjesht çështje kohe që një gjë e tillë të ndodhë sërish.
Dyshimet janë ngritur me një fotografi të fundit të postuar mbrëmë në Instagram.
Në të, menaxheri i shumë prej këngëtarëve ndër vite është shfaqur tejet i afërt me modelen shqiptare që jeton në Amerikë, Lorena Halitin.
Nuk dihet me siguri nëse Fatoni dhe Lorena janë çifti më i ri mirëpo një gjë e tillë ka shumë gjasa të jetë e vërtetë.
AJo që dihet sigurt është se Lorena është ndarë sërish nga i dashuri i saj amerikan pas një ribashkimi dhe kohëve të fundit është njohur si ‘zog i lirë’ që krejt papritmas mund të ketë përfunduar në prehrin e Shoshit.