Çfarë i ndodhi Rudina Magjistarit në studio? Përlotet moderatorja

Emisioni i sotëm ka qenë mjaft i veçantë për moderatoren e njohur, Rudina Magjistari. Fillimisht ajo është surprizuar nga stafi i saj, të cilët kishin menduar t’i bënin një video me fansa nga e gjithë bora të cilët përshëndesnin moderatoren. Më pas, kishte menduar bashkëshorti dhe vogëlushja e saj Mia, për t’ja shtuar emocionet. Në studio erdhi një buqetë me luledielli dhe një kartolinë e shkruar nga vogëlushja.

“Mami të dua”, shkruhej në të. Rudina zbuloi e emocionuar se ai ishte shkrimi i Mias, pasi vogëlushja ka mësuar të shkruajë. Ajo falenderoi gjithashtu bashkëshortin me fjalët: “Kjo është nga njeriu im i zemrës, e falenderoj shumë dashurinë e jetës sime. Të dua shumë zemër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *