E konfirmon YouTube: Emisioni i drejtuar nga Shpëtim Desku më i shikuari edhe në vitin 2019

Gara mes emisioneve televizive në Shqipëri dhe Kosovë është gjithnjë e fortë.
Emisionit investojnë shumë për të marrë vëmendjen maksimale të publikut. Sa më shumë audiencë, aq më shumë të ardhura përmes reklamave, që janë burimi kryesor i financimit të emisioneve.

Kur jemi tek emisionet edhe këtë vit një emision nga Kosova ka dal kampion i shikueshmërisë, shkruan Albanienshow.
N`Kosovë Show, emisioni i drejtuar nga Shpëtim Desku edhe për vitin 2019, është shpallur emisioni më i shikuar në platformën YouTube.

Ashtu si edhe vitet e kaluara edhe këtë vit emisioni N’Kosovë Show, ka lënë prapa emisionet tjera televizive të cilët transmetohen në televizionet shqiptare.

I drejtuar nga producenti njëkohësisht moderatori Shpëtim Desku, N’Kosovë Show, deri më tani ka arritur rreth 350 milionë shikime në YouTube, një shifër kjo e padëgjuar për tregun shqiptar, shkruan Albanienshow.

Në këtë emision i cili transmetohet edhe në First Channel, deri me tani janë trajtuar tema të ndryshme me të ftuar në studio, por edhe me kronika të përgatitura në terren.

Kujtojmë që emisioni i drejtuar nga Desku, përveç që është emision argëtues dhe që shoqërohet me batutat e vet moderatorit, ky emision njihet edhe për humanizëm.

N’Kosovë Show, ishte emisioni i parë i cili u mobilizua menjëherë pasi ndodhi tërmeti tragjik në Shqipëri. Përmes emisionit N’Kosovë Show, u grumbulluan miliona euro nga fondacionin Firdeus, i cili drejtohet nga teologu Elvis Naçi dhe u dërguan në Shqipëri, për t`i ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

N’Kosovë Show, po ashtu rezulton si emisioni më fitimprurës në vend./Albanienshow

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *