Kida zgjedh në mes Arilenës dhe Elvanës? Kjo është e preferuara e saj

Kida ka realizuar një intervistë LIVE në Instagram në të cilën u inkuadrua edhe gazetari Olti Curri i cili i bëri disa pyetje të ndryshme këngëtares.

Në mesin e tyre, Olti nuk la pa e përmendur edhe “Festivalin e Këngës” në të cilin doli fituese Arilena Ara, ndërsa ndër më favorite për të fituar këtë çmim ishte Elvana Gjata.

Olti pyeti Kidën se cilën do votonte ajo me pikë maksimale nëse do ishte në jurinë e Festivalit, Elvanën apo Arilenën?

Përgjigja e Kidës ishte fillimisht se të dyja kanë bërë këngë shumë të mira dhe i vlereson të dyja si artiste, por pas këmbënguljes së Oltit për të zgjedhur njërën, Kida zgjodhi Elvana Gjatën.

Sipas Kidës kënga e Elvanës ishte më e përshtatshme për tha se kënga e saj ishte me e përshtatshme për Eurovision./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *