Ermali me filmat bën biznes, ndërsa unë komedi / Mamaqi ka një koment të gjatë për deklaratën e Bes Kallakut

Deklarata e Bes Kallakut në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku tha se Ermali me filmat bën biznes, ndërsa ai vetë komedi, ka shkaktuar një debat të fortë të rrjet.

Pas reagimeve jo të drejtpërdrejta, Ermal Mamaqi sapo ka bërë një postim në Instagram, për këtë çështje.

Duke treguar arritjet e filmit të tij “Dy gisht mjaltë”, Ermali thotë se i ka ardhur shumë keq për atë çfarë ka dëgjuar nga kolegu i tij në emision.

Po ashtu ka reaguar dhe deklaratën e Besit për Encën, ku thotë se ishte shumë fyes për si koment dhe thotë se ajo ka treguar në filmin “I Love Tropoja” që është një profesioniste e vërtetë.

Më tej, Ermali shkruan se objektiv ka të bëhet si Vasil Naçi ose Samir Mane.

Reagimi i Ermal Mamaqit

Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time .

Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?
E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.

2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave.

Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë.

Për Encën…
Ballokne Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT.

Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi.

ENCA JE SUPERSTAR💥💥💥 Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve.

Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku.

Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë
🙂
Paqe miq…
29 Janar
I ❤ TROPOJA
PS për Biznesin:

Objektiv kam të bëhem si Vasil Naçi ose Zamir Mane nëse më pyesni.🤪/E.B-dritare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *