Kastro Zizo flet për ‘she rrin’ me Blendi Fevziun: Nuk flasim

Së fundmi, ai ka zbuluar se cilin nga personazhet e njohura nuk do të ftonte në emisionin e tij ‘Late night shoë’.

Në fillim Kastro është përgjigjur shumë thjesht: ‘Nuk kam’, por pas disa çastesh, ai përmendi emrin e Blendi Fevziut duke shtuar se:

‘Ka disa vjet (dhe kurrë s’e kam kuptuar) që nuk flas me Blendi Fevziun. Nuk e di pse. Mesa di unë kurrë nuk jemi zënë. Unë s’kam qenë kurrë tek studioja e tij, që ai ka marrë nga balta deri tek kryeministri e njerëz shumë të nderuar. Kam përshtypjen që duhet ta ketë me mua, jo personale por me këtë figurën që kam krijuar..

Ai duke qenë pak jo klishe, por njeri intelektual e përtej, ndoshta nuk e di pjesën që emri im i parë është intelektual i lirë dhe këtë pjesën tjetër pastaj e kam bërë sepse kështu më është tekur dhe e kam bërë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *