Këngëtarja shqiptare merr propozimin për martesë

Elgit Doda dhe Klea Huta padyshim se janë ndër çiftet e njohura në showbizin shqiptar. Dyshja janë të ftuar në 1 janar në “Shiko kush luan”, një mbrëmje maratonë me shumë të ftuar VIP.

Në promon e emisionit Klea shfaqet e veshur me vello dhe në një ceremoni martese të improvizuar.

Ajo dëgjohet t’i thotë “Po”, Elgitit dhe ky i fundit e puth në ballë e më pas në buzë.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme kur u pyet nga fansat se kur do martohet me Klean, Elgiti u përgjigj “Kismet”, ndërsa kur një fanse tjetër e pyeti nëse do martohen në verë, kantautori tha: “Pa merak nuk bëjmë dasmë pa lajmëruar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *