Marina dhe Getoari i nxjerrin “të palarat” njëri-tjetrit

Në këtë natë të ndërrimit të viteve, “Klanifornia” ofron një superspektakël për publikun e Televizionit Klan. Në mesin e të ftuarve të shumtë specialë, ishte edhe reperi Getoar Selimi. Bashkëshorti i prezantueses aq të dashur për publikun, bukuroshes Marina Vjollca, nuk i shpëtoi pyetjeve të saj. Mes të qeshurave dhe humorit, Vjollca e Selimi zbuluan detaje interesante për njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq…

Marina Vjollca: T’i bëjmë një pyetësor Getit? E nisim më pyetjen e parë, sa më të sinqerta të lutem shumë se dënimi është shumë i fortë. Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë nga unë?
Getoar Selimi: (Qesh) Barku.

Marina Vjollca: Vërtetë barku? Se nuk të kam pyetur ndonjëherë.
Getoar Selimi: Po po barku.

Marina Vjollca: Ok, shi si qeshin çunat… Të pëlqejnë gatimet e mia?
Getoar Selimi: E te gatimet… Në fillim nuk ka pas qenë shumë mirë, tani është mësuar nga unë… mirë është.

Marina Vjollca: Për kuriozitetin tuaj, Geti është një kuzhinier i shkëlqyer.
Marina Vjollca: Cila mendon se është gjëja më e keqe që kam gatuar unë?

Getoar Selimi: Po ti nuk është se gatuan shumë faktikisht. Kjo më shumë bën asistenten, më shumë bën prerjet, larjet, ato i bën shkëlqyeshëm. Në lavastovilje po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *