Luana Vjollca po korr një sukses të madh, ajo është një nga moderatoret më të dashura për publikun e saj. Emisioni i saj “Shiko kush LUAN” bën bujë shpesh në media dhe ka të ftuar personazhet me in të shoëbizit. Ajo e priti mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Dubai së bashku me Marinën, Getoarin dhe të dashurin e saj Krenar Çoçaj, lidhje të cilën nuk e ka pranuar ende. Në një foto të postuar në Instagram nga Luana ajo që na bën më shumë përshtypje është një komënt i mikut dhe bashkëpunëtorit të saj, grimierit Arbër Bytyqi, i cili i komenton me një emoji të përlotur Luanës:
“Do të na mungosh në TV zmr!”