Seriali që po bën namin në Klan: Kush janë në jetën reale vajzat jetime

Këtë javë nisi në TV Klan seriali më i ri turk “Lule të vetmuara”, i
shpallur si seriali më i mirë në Turqi dhe “Drama më e mirë e
vitit”. Që në episodet e para, ky serial i ka mbërthyer të gjithë

Seriali që po bën namin në Klan: Kush janë në jetën reale vajzat jetime
shqiptarët para ekranit dhe ka patur shikueshmëri të lartë. “Lule
të vetmuara” tregon historinë e Ejlylit, një vajze që braktiset nga
e ëma në jetimore. Atje ajo njihet me vajza të tjera jetime që
ndajnë histori të ndryshme. Me siguri jeni kuriozë mbi jetën e
tyre reale dhe më poshtë ju sjellim disa detaje që nuk i dinit.

Aktorja e cila luan “Ejlylin” quhet Biran Damla Jëllmaz. Ajo e ka nisur aktrimin në një moshë të re dhe ishte 18 vjeç kur luajti roli e “Ejlylit”. Sot ajo është 22 vjeç dhe një nga aktoret më të suksesshme e më bukuroshe turke.

Rolin e “Songylit” e luan aktorja Gokçe Akjëlldëz e cila nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Dikur ajo ka luajtur edhe në serialin “Mes dy dashurive” që transmetohej në Vizion plus. “Songyl” është 27 vjeç dhe është e martuar në jetën reale. Aktorja është nënë e një vogëlushi me emrin Omer.

Një tjetër aktore e njohur nga ky serial është Alejna Solaker e cila luan rolin e “Meralit”. Ajo është 25 vjeç dhe ka luajtur në shumë seriale turk. “Meral” në jetën reale është e lidhur me një sipërmmarrës turk, bën të ditur xing.al.

Aktorja e cila luan rolin e “Kaderit” quhet Çalla Ërmak dhe është 22 vjeç. Ajo u bë shumë e njohur nga seriali “Lule të vetmuara”

dhe vazhdon karrierën për aktrim. “Kader” në jetën reale është vajza e aktores turke Hylja Gylshen.

Ndërsa rolin e “Xhemres” e luan aktorja Hazar Motan, 29 vjeç. Ajo ka studiuar në Universitetin e Arteve dhe ka luajtur disa role të vogla në seriale, por roli që i dha më shumë famë ishte ai i “Xhemres” në serialin “Lule të vetmuara”./Xing.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *