Reperi i njohur shqiptar thjesht nuk di të ndalet, shikoni çfarë bën kësaj rradhe Capital T (Foto)

Capital T është një nga artistët më të njohur dhe më të dashur të skenës shqiptare. Ai jo vetëm që ka sjellë hite të njëpasnjëshme në treg, por gjithashtu ka sjellë risi të shumta në tekstet dhe muzikën e këngëve, si dhe konceptet vizuale të videoklipeve të tij.

Gjithashtu, Capital T ka qënë i pari këngëtar shqiptar i cili ka realizuar një koncert me përmasa ndërkombëtare. Time Capsule që u mbajt në shtator të 2019-tës ishte një sukses absolut në karrierën e artistit, duke vendosur një standart të ri për tregun e muzikës, në trevat shqiptare.

Por mesa duket, muzika nuk është interesi i vetëm i Capital T. Së fundmi, ai ka bërë të ditur për ndjekësit e tij në Instagram se shumë shpejt do të publikojë një koleksion veshjesh, të inspiruar nga koncerti i tij, Time Capsule. Veshjet mbajnë logon dhe foton e këngëtarit dhe vijnë në modele të ndryshme. Ky koleksion është “limited edition” dhe mund të blihen online nga çdo vend i botës.

Për arritjet e tij në karrierë, si dhe për angazhimet për bamirësi, veçanërisht pas tërmetit të nëntorit këngëtari është shpërblyer me çmimin “Oda”. Videon prezantuese të tij, gjatë marrjes së çmimit, në natën gala, Capital T e ka postuar në faqen e tij në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *