Fero reagon për herë të parë pas videos ku e dashura e tij puthej me një djalë tjetër

Feronit Shabani i njohur me emrin artistik si Fero, krahas muzikës është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi në profilin e tij në Instagram, rep-artisti ka reaguar për herë të parë pas videos ku e dashura e tij, modelja e njohur Arbenita Ismajli, puthej me një djalë tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, ka treguar që modelja është dashuria e tij e përjetshme.
“Dashnia jem e perjetshme“, ka shkruar ai sipër imazhit ku shihet duke përqafuar modelen.

Për videon e publikuar, pati reaguar edhe Arbenita, e cila pati thënë se asgjë nuk mund ta ndaj nga Fero./Gazeta Sinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *