S’ka më dyshime, zbulohet i dashuri i ri i Loredanës

Pas ndarjes nga Mozzik, mediat online aluduan për një romancë të mundshme të Loredanës me producentin Macloud, zhvillim aspak i vërtetë.

Më pas, në media doli një fotografi e Loredanës në aeroplan me reperin nga KMN, Zuna.

Afërsia në foto ku Loredana kishte përfunduar në prehrin e Zunës bëri që të dyshohet për një raport mes dyshes, i cili mesa duket është i vërtetë.
Një tjetër detaj i ka nxjerrë zbuluar sot dy protagonistët të cilët kanë qenë bashkë.

Kjo është kuptuar nga postimet brenda makinës së njëjtë me ç’rast Loredana është kujdesur që të kap pak në kamerë veshjen e Zunës, të postuar edhe nga vetë reperi.
Një varg i postimeve, aspak të rastësishme duket se e kanë përçuar mesazhin e nevojshëm – dyshja kanë kaluar edhe ditën e sotme bashkë në çfarëdo lloj raporti që mund të kenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *