“Vetë mi bëre”, Sabiani kritikon publikisht të bijën, pas fotos qe publikoi

Këngëtari Sabiani duket se është një baba mjaft tolerant për të bijën. Vajza simpatike, Keisi është mjaft aktive në rrjete sociale, ku ekspozon jetën e luksit dhe pozat e saj seksi.

Por, kësaj radhe Sabiani e ka lënë pas tolerancën dhe ka qortuar publikisht të bijën për pozën e radhës. E shtrirë në një kolltuk buzë një pishine të brendshme, veshur me një fustan të shkurtër dhe me gotën e shampanjës në dorë, Keisi shfaqet provokuese.

“U njohëm pak si shumë,”- shkruan Sabiani në foton e së bijës, shoqëruar me një emoji.

Ndërkohe menjëherë i është kthyer Keisi: “Vetë mi bëre fotottt”.

Sabiani ka treguar se me vajzën e tij Keisi tregohet një prind tolerant dhe i kuptueshëm, duke mos e privuar për asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *