Vajza e miliarderit Bill Gates i jep fund beqarisë — kush është egjiptiani që i mori zemrën

23-vjeçarja Jennifer, vajza e miliarderit të njohur, Bill Gates i ka dhënë fund beqarisë, pas një propozimi surprizë që mori gjatë një udhëtimi me ski, nga sportisti egjiptian, Nayel Nassar.

Vajza më e madhe e Bill dhe Melinda Gates, njoftoi në rrjete sociale se po martohet me milionerin egjiptian.

“Absolutisht më surprizoi fundjavën e kaluar, duke më befasuar në vendin më domethënës, mbi një nga pasionet tona të shumta të përbashkëta. Nuk mund të pres që të kaloj pjesën tjetër të jetës sonë duke mësuar, rritur, qeshur dhe dashuruar së bashku. Po një milion herë më shumë. Ahhh !!! “- shkruan Jennifer në profilin e saj.

Me sa duket sportisti egjiptian ka realizuar një propozim mbreslënës, që e ka përlotur vajzën e Bill Gates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *