“Aman ça pa Aleksi dhe Marku te ty moj…”. Rudina nuk duron dhe i kthehet ndjekëses pasi i përmend burrat: Ehhh

Aktorja dhe moderatorja shqiptare Rudina Dembacaj së fundmi ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram ku njofton për rikthimin në teatrin Eksperimental me një komedi “Boeing Boeing”.

Ndryshe nga postimet e fundit ka lejuar që ndjekësit të kenë mundësinë të lënë komentet e tyre. Menjëherë kanë filluar komentet, Rudina që nga publikimi i lidhjes me Mark Frrokun nuk kishte lënë hapësirë që fansat të komentonin në asnjë nga fotot e saj, aq më tepër në ato ku shfaqej krah partnerit të ri.

Një prej ndjekësve ja ka thënë hapur se nuk ka asgjë për t’i pëlqyer moderatores dhe aktores, dhe se di pse e kanë zgjedhur ta kenë në jetë ish-bashkëshorti dhe Marku tani, e megjithatë problem i ka theksuar vajzën e saj që është e vogël e ska faj. Por Rudina s’ja ka lënë pa kthyer një përgjigje:” Eeeeh mi moter! Nuk ta shpjegoj dot” duke e ironizuar kështu komentin e mësipërm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *