Juria zvicerane në këmbë për shqiptaren nga Tetova! (VIDEO)

Lorena Beadini është një e re shqiptar që po triumfon në “The Voice of Zwitzerland”. Performanca e saj dje ka mahnitur jurinë aq sa të gjithë u ngritën në këmbë për t’i thënë ‘PO-në’ për garën e mëtutjeshme!

Videon mund ta ndiqni në linkun më poshtë!

Lorena Beadini është 16-vjeçare. E lindur në Zvicër, ndërsa prindërit e saj janë nga Maqedonia. I ati është nga Tetova, ndërsa nëna nga Shkupi. Lorena është një nga talentet shqiptare që pritet të bëhet një emër i njohur në botën e muzikës. Që në fëmijëri u dallua për talentin e saj muzikor. Në moshën 6-vjeçare asaj iu dha rasti të këndojë para publikut.

Mediat në Zvicër tashmë kanë filluar të komentojnë vokalin e Lorena Beadini, e cila duket t’i ketë hyrë tejet e përkushtuar këtij spektakli televiziv. Beadini tashmë ka arritur ta kthejë fokusin e jurisë së “The Voice of Zwitzerland”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *