Afrim Muqiqi a është i përzier me fajde, flet këngëtari i njohur (VIDEO)

Ditëve të fundit, në mediat online ka qarkulluar një lajm lidhur ma Afrim Muqiqin rreth fajdeve. Këngëtari kosovar Afrim Muqiqi pritet të dëshmojë para Gjykatës së Prishtinës në një rast të fajdeve. Muqiqi po konsiderohet palë e dëmtuar në rastin ku Alban Geci akuzohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa Lulzim Berisha për fajde, informon portali Kallxo. Sipas asaj që theksohet, Bujar Gërbeshi nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018 i ka dhënë para me fajde të dëmtuarit Afrim Muqiqit. Prokuroria thotë se këngëtarit iu dhanë rreth 10 mijë euro ndërsa i dëmtuari Muqiqi në periudha të ndryshme kohore është detyruar që që të kthejë shumën prej 10-30 %, në emër të kamatës për borxhin.

Por, për këtë çështje, këngëtari i muzikës popullore, ka folur për herë të parë në emisionin Prive. Këtë të shtunë, në orën 19:00, do të mund të kuptoni se çfarë qëndron prapa kësaj çështje. Mos e humbisni, të shtunën emision me Liberta Spahiun në Klan Kosova./Prive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *