Robert Berisha i propozon live në emision Fjoralba Ponarit

Robert Berisha di të habis të gjithë me deklaratat e tij. Kjo dihet tash e shumë kohë, pasi që këto deklarata marrin komente, reagime e mendime të ndryshme pasi dalin në publik.
E njëjta ndodhi edhe kur Roberti ishte i ftuar në një emision, ku filloi që të ngacmojë një nga prezentueset në emision.

Tema e rubrikës në të cilin Roberti u bë pjesë, fliste edhe për dashurinë që nis në punë, kështu Roberti pa ngurruar tha se nuk do mund të punonte me Fjoralbën në të njëjtin vend, pasi do e ngacmonte.

”Unë po të më ofronin të punoja në Top Channel, nuk kisha pranuar sepse do e ngacmoja çdo ditë Fjoralbën”, u shpreh Roberti.

Ndërsa reagimi i Fjoralbës, la të kuptohej se do refuzonte ngacmimet nga Roberti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *