‘Nuk lihet burri për një gabim’, Roberti debat live në emision për deklaratën që bëri namin

eklarata e Robert Berishës ku shprehej se është normale që një burrë të mbajë dashnore dhe këshillonte gratë të mos bëjnë gabime, bëri namin pak ditë më parë. Roberti kërkoi falje dhe tha se deklarata e tij është keqkuptuar. I ftuar sot në “E diell”, këngëtari u vendos përballë disa gazetarëve, ku debatoi lidhur me këtë temë.

Roberti u shpreh se për këtë deklaratë ishte mbushur nga historia e një shoku dhe tha se një grua nuk ia vlen të humbasë burrin për një gabim që ai mund të bëjë.

“Nuk ja vlen të humbësh një burrë të suksesshëm, punëtor, që t’i plotëson të gjitha kushtet, të dashuron, rrit fëmijët, për një gabim të vogël. S’po them vetëm për tradhëti, gabime ka të ndryshme. Për shembull shkon pi me shoqërinë dhe nuk lajmëron. Pastaj gruaja të nxjerr prej shtëpie dhe thotë ‘O çfarë bëra!’ Mos i keqkuptoni gjërat që them”, u shpreh Roberti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *