“Është gjallë dhe ndodhet në këtë vend”, ky dokumentar për Tupac po i çmend njerëzit

Sipas një dokumentari të ri, reperi Tupac Shakur falsifikoi vd ekjen e tij dhe iku në New Mexico.

Reperi u vr a në një su lm me makinë në Las Vegas në 1996, por shumë fansa të tij janë të bindur se kjo është një improvizim total dhe se ai është akoma gjallë. Regjisori Rick Boss, do eksplorojë teoritë e komplotit në dokumentarin e tij të ri ”2Pac: The Great Escape from UMC.

Pasi u qël lua rreth 4 herë Tupac vd iq në spital gjashtë ditë më vonë, por Boss nuk e përkrah këtë teori. Ai mendon se Tupac shpëtoi nga Vegas duke ikur në një helikopter.

”Kur agjensi të caktuara të FBI po kërkojnë për ju, ata do bllokojnë aeroportin. Kështu që ju nuk mund të udhëtoni jashtë vendit, dhe mënyra më e mirë për të shpëtuar është përmes një helikopteri, duke shkuar kështu në një shtet tjetër.”

Boss tha se dokumentari i cili do dal vitin e ardhshëm, përqendrohet në familjarët dhe miqët e reperit. Ai vazhdoi: “Ju mund të shkruani një trillim. Mund të shkruani një histori të trilluar, por kjo nuk është një trillim. Këto janë fakte nga njerëzit që e njohin atë. Le të themi se familja e Shakur është në dijeni për këtë dokumentar, dhe se pajtohen plotësisht me këtë.”

Kjo vjen pasi një hetues privat pretendoi se ka prova që reperi Tupac është ‘i gjallë dhe i mirë dhe po jeton në Belize’. Hetuesi ka zbuluar një fotografi të re të reperit në kanalin e tij në YouTube dhe është i bindur se është e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *