Vajza e Robert Aliajt lë pa fjalë jurinë e ‘The Voice Kids’ në Belgjikë

Gala, vajza e artistit të mirënjohur, Robert Aliajt ka arritur të rrëmbejë të gjithë vëmendjen në fazën e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo ka treguar se është shumë e talentuar dhe i ka mahnitur të gjithë me zërin e saj.

Gala ka kënduar këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që 4 anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në sekondat e para të këngës. Të gjithë familjarët kanë kërcyer përpjetë nga lumturia, sidomos Roberti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *