Tayna e dj egu fare në Londër, i ati ka diçka për t’i thënë

Tayna është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të showbizit, e cila është shumë aktive si në projekte muzikore ashtu dhe në koncerte të vazhdueshme. Ajo ka treguar gjithmonë se qëllimi i punës së saj janë prindërit. Si vajzë e vetme, Tayna ka premtuar t’i bëjë krenarë.

Mbrëmjen e kaluar reperja ka performuar në Londër dhe fotot nga koncerti i ka ndarë me të atin. Tayna ka publikuar në Instastory një bisedë me të, ku mund të shohim fare qartë raportin baba-bijë dhe se ç’mendim ka ai për arritjet e vajzës.

Reperja i ka treguar të atit që ka mbajtur koncert në Londër dhe ky ka vënë re se salla ka qenë e mbushur plot, duke u ndjerë krenar dhe duke e përgëzuar.

“Faleminderit bab! Gjithmonë kam dasht me ju bo krenarë edhe jam shumë e lumtur dhe falenderuese që po m’përkrahni për ëndrrat e mia. Ju dua shumë edhe m’ka marrë malli”- i përgjigjet Tayna.

Ndërkohë i ati i thotë se do e mbështesë gjithmonë. “Do jemi gjithmonë krah teje dhe me ty zemër. Veç përpara bab!”- i ka kthyer ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *