Humbja e Elvanës në festival: Alketa pranon përpl asjen me Vera Grabockën

Pas Festivalit të Dhjetorit, u përfol se mes producentes dhe Alketa Vejsiut kishte patur një debat të ashpër, që i kishte dhënë fund miqësisë së tyre disa vjeçare. Pas këtyre lajmeve, Vera reagoi mbrëmjen e djeshme me fillimin e sezonit të tretë të “Piter Pan”. Producentja postoi një foto krah Alketës dhe e uroi për sukseset që ka arritur.

Megjithatë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Ilva Tares “Ilva Now”, në Euronews, Alketa pranoi se mes saj dhe Verës ka patur një përpl asje, por e kanë zgjidhur. Moderatorja u shpreh e penduar për statusin që bëri pas humbjes së Elvana Gjatës dhe tha se mund ta kishte kursyer.

Ilva Tare: Çfarë raporti ke me Vera Grabockën? U duk sikur u mbyll një kapitull me festivalin që u hap dje me Piter Panin sërish.

Alketa Vejsiu: Kjo është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen dhe iu thuhet: ‘Çfarë ndodh me raportin tuaj të dashurisë?’ Është një raport që ka edhe 20 vite jetë. Raportet ridimensionohen, por është një raport shumë solid që do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë. Kjo është e sigurt.

Ilva Tare: Por pati krisje?

Alketa Vejsiu: Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për novacion pati përpla sje, por gjehet gjithmonë një rrugë e përbashkët ku lumi zë shtrat.

Ilva Tare: Të uroi Vera Grabocka për Sanremon?

Alketa Vejsiu: Po Vera ishte në sallën e Sanremos. Atje ishte bashkëshorti im dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën time profesionale, Vera Grabocka. Ishin aty për të më mbështetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *