Ups: Fero injoron Taynën dhe Rinën në mes të emisionit

Reperi i njohur Fero ishte së fundmi i ftuar në “Mirage”, në rubrikën “Kë zgjedh”.
Ai është vënë përballë zgjedhjeve mes personazheve të njohur të showbizit, si përshembull: Tayna apo Rina?

Prej kohësh raporti mes Rinës dhe Feros nuk është më si më parë. Dyshja i kanë dhënë fund miqësisë së tyre dhe pas kësaj, u duk se Fero kishte marrëdhënie të mira me Taynën, por pas përgjigjes së tij të fundit nuk dimë më ç’të mendojmë.

Reperi i ka injoruar të dyja reperet, duke mos zgjedhur asnjërën. “Tayna apo Rina?”, “Melinda”, është përgjigjur shkurt dhe pa u menduar Fero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *