‘Të pasurat e Dubait’, Kush janë vajzat shqiptare që mbulohen me para dhe nga kush?

Jeta luksoze e yjeve shqiptare çdo ditë  e më shumë po rritet, sidomos kur flasim për femrat, këtë mund ta shohim më llogaritë e tyre dhe  platformat sociale, postime këto të cilat i publikojnë nga vendet të ndryshme, por me theks të veçantë, Dubai.

Me një punë në Kosovë dhe Shqipëri, gjithmonë duke u bazuar në buxhetin dhe të ardhurat e këto dy shteteve, është paksa e vështirë të ofrohet mundësia për vizitë në Dubai apo vend tjetër luksoz për shkak të pagave të ulëta.

Disa nga fytyrat e njohura publike, duke përfshirë edhe këngëtare janë vizituese të rregullta të kryeqytetit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk është vetëm vizita por edhe veshjet e tyre të shtrenjta e makinat të cilat i posedojnë, lirisht mund të krahasohen me ato të artistëve të huaja me famë botërore, derisa hotelet se ku qëndrojnë janë tejet të kushtueshme, madje shpeshherë shkojnë në mijëra euro, shkruan GazetaBlic.

Por kush janë këto vajza shqiptare të cilat jetojnë një jetë të tillë dhe nuk dihet se nga financohen, pasi që asnjëherë nuk kanë dhënë ndonjë prononcim për mediat lidhur me këtë. Ajo se çka mbetet  në mendjen e publikut është vetëm paga që ato marrin nga profesioni i tyre në Kosovë apo Shqipëri, por çdoherë me dyshimin se ekziston dikush prapa gjithë kësaj.

Arta Elezaj, aktorja e serialit ‘O sa mirë’, njëra nga këto fytyra publike është adhuruese e Dubait dhe vendeve luksoze. Së fundi, është duke pushuar në Afrikë në një nga hotelet atje me emrin ‘Shangri-La’s Le Touessrok Resort & Spa, për ju që nuk e dini vetëm një natë atje kushton 451 dollarë.

Në fillimet e karrierës së saj si aktore,  ka qenë më ndryshe, pra jo sikurse duket tani sa i përket pamjes. Arta është nga Klina, përveç rolit të saj si aktore është edhe modele. Ajo çdoherë pothuajse ka qenë në kërkim të famës, të cilën më në fund duket se e ka arritur. Tashmë gëzon një numër të madh ndjekësish në ‘Instagram‘ , rreth 184 mijë sosh, njerëz këta nga shumë vende të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *