E gjykuan se nuk flet shqip, ja çfarë u thotë Almeda Abazi ndjekësve shqiptarë

Prej vitesh Almeda Abazi është shkëputur nga Shqipëria për të jetuar në Turqi.

Ajo ka krijuar një jetë të re me aktorin turk, Tolgahan dhe së bashku kanë një djalë.

Modelja ka një karrierë të suksesshme në Turqi dhe prandaj numri i ndjekësve të saj në rrjetet sociale ndërthuret midis atyre shqiptarë dhe turq.

Shpesh ajo detyrohet që në postimet e saj të flasë turqisht dhe kjo gjë i ka bezdisur ndjekësit e saj shqiptarë.

Ata e kanë akuzuar duke i thënë se e ka harruar shqipen dhe Almeda u ka kthyer një përgjigje.

“Oh Zot! Kush tha që e kam harruar shqipen??? Çdo javë, këto mesazhe marr nga ju, sa herë bëj videon. Kur është për të fol shqip, flas shqip. Video ka të bëjë me një marke turke, prandaj, detyrimisht flas turqisht (duke mos harruar që jetoj në Stamboll, Hello!!!)

Nuk ju kam harruar asnjëherë dhe shumicën e rasteve flas dhe shqip. Vetëm se hedh një video turqisht në javë, nuk është nevoja të më vini në pikën e sharjeve. Unfollow po s’të pëlqeu se nuk kam as nerva”, shkruan Almeda në postimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *