Adrola Dushi në një lidhje me kandidatin për deputet?

Adrola Dushi është jo vetëm një nga vajzat më të bukura shqiptare, por edhe ndër më të komentuarat në media sidomos për jetën private. Ditën e sotme po përflitet se se Adrola është në një lidhje me një personazh shumë të njohur.

“Magazina.al” shkruan se Adrola është në lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tom Gashi.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Magazina.al” se Adrola është shpërngulur tashmë në Prishtinë dhe dyshja është parë shpesh së bashku.
Adrola ende nuk ka reaguar pas këtyre lajmeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *