Blero sqaron të vërtetën rreth historisë me Labin dhe Getinjon (VIDEO)

Javë më parë, në emisionin “Sing my Song” me Genta Canën protagonist ishte këngëtari Labinot Tahiri, i cili përpos që këndoi këngët që e identifikojnë artistin në mbi dy dekada, ai dha një deklaratë që bëri bujë të madhe në shtypin rozë.

Artisti nga Ferizaj deklaroi se kishte anuluar një klip me Bleron dhe Getinjon rreth shtatë vite më parë, me pretendimin se Blero ka kërkuar largimin e reperit nga bashkëpunimi për ta lënë duetin vetë Labi dhe Blero.

Megjithatë, Labi kishte refuzuar këtë gjë, pasiqë sipas tij Getinjo duhej mbështetur dhe për këtë arsye ata kishin anuluar xhirimet.

Sido që të jetë, pas deklaratës së Labit reaguan edhe dy artistët e tjerë Blero dhe Getinjo, duke dhënë versionet e tyre të ngjarjes.

Dhe së fundmi, këngëtari Muharremi ka qenë i ftuar në ‘N’drrimin e Natës’ në NIN, ndërsa ka treguar se si qëndron e vërteta.

“Kam shumë respekt për Labin. Sigurisht edhe Getinjon e njoh. Më ka habitur fakti, por nuk dua të bëjmë polemika. Kam reaguar sigurisht, nuk mundem me nejt ashtu. Thjesht nuk kam desht me thanë najsen, se nuk ka qenë ashtu. Nuk është desht me thanë diçka, absolutisht është keqinterpretuar. Kam respekt për Labin dhe Getinjon. Absolutisht nuk ka qenë ashtu, mos me desht me marrë Getinjon në një projekt sepse projekti ka qenë i kryer ne kemi qenë në set të xhirimit”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Kënga e tyre edhe pse nuk është finalizuar me klip tashmë gjendet në versionin ‘audio’ në platformën YouTube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *