Shuma marramendëse: Samanta Karavella tregon sa paguhet nga koncertet

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Treshat”. Gjatë intervistës me moderatoren Bora Zemani, ajo ka zbuluar detaje të reja si nga jeta private ashtu dhe ajo profesionale.

Mes të tjerash Bora Zemani e ka pyetur rreth shumës që fiton nga koncertet.
“Ky është një muhabet tjetër që e bëjmë në prapaskenë po kështu rrumbullak shkon rreth 200 mijë euro në vit”, është përgjigjur Samanta.

Më pas ajo ka shtuar se ishte thjesht një shaka dhe se profesioni i këngëtares nuk të pasuron. “Mbase në një të ardhme do bëhem biznesmene”, u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *