Ish-futbollisti David Beckham dhe dizajnuesja e modës Victoria, po planikojnë të shpenzojnë rreth
100,000 funte për datëlindjen e djalit të tyre.
Familja Beckham tashmë kanë kursyer gjithçka për 7 mars, për nder të birit të tyre që po përpiqet të
bëjë një karrierë si fotograf në Amerikë.
Datëlindja do të festohet në pronën familjare të çiftit të famshëm, transmeton KP.
Shumë përpjekje janë bërë për ditën e madhe të Brooklyn dhe ai është shumë i emocionuar, shkruan
gazeta britanike “Sun”.
Yje të famshëm botërore do të jenë pjesë e festës, përfshirë edhe të dashurën e Brooklyn, Nicole Peltz
(25), me të cilën së fundmi shijoi Parisin në javën e modës.