E çmendur pas tij, vajza shqiptare ofron 20 mijë Euro për një kafe me Malumën! Këngëtari merr vendimin

Më 14 mars, këngëtari i famshëm Maluma do të jetë pjesë e një koncerti festiv në kryeqytet. Të gjithë fansat e këngëtarit janë të entuziazmuar për prezencën e tij, dhe po bëjnë çmos për të qenë të pranishëm në koncert.
Por, nëse shumica prej tyre kanë zgjedhur thjeshtë të shpenzojnë shumën modeste të biletës, ka edhe nga ata që ofrojnë shumë marramendëse, thjesht për të pirë një kafe me këngëtarin. Burime të sigurta për Anabel.al bëjnë me dije se një vajzë shqiptare ka ofruar plot 20 mijë Euro për të konsumuar një kafe me këngëtarin kolumbian, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Këngëtari i famshëm kolumbian Maluma do të performojë më 14 mars në Tiranë, me një koncert madhështor që do të mbahet mbrëmjen e Ditës së Verës. Sipas publikimeve që ka bërë vetë këngëtari koncerti mbahet tek sheshi ” Nënë Tereza” dhe do të jetë me standarte botërore. Gjithashtu kanë dalë në shitje dhe biletat ku çmimet do të jenë sipas zonave të qëndrimit. Sipas dy posteve të shpërndara në rrjetet sociale shihet se si do jetë struktura e skenës, po ashtu çmimet do të jenë nga 3000 (25 euro) do të jetë zona që quhet Mimosa Area dhe 4500(28 euro) do të jetë zona Cherry Area.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *