Më në fund: Greta Koçi bën për herë të parë publike lidhjen

Greta Koçi prej vitesh mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe shumë aktive me projekte muzikore. Pasditen e sotme, Greta ishte e ftuar tek “Rudina” për të folur rreth këngës së saj më të re “Lum kush m’ka”.Rudina e ngacmoi paksa Gretën edhe për jetën private duke i thënë se astrologe Meri tha që shenja e Peshores këtë vit duhet të vendosë në dashuri.

“Varej nga ty tha Meri. Se je ti ajo që nuk pranon dhe refuzon. Por këtë vit duhet të vendosësh”, i tha Rudina.
“Këtë vit besoj që jemi në ujëra të mirë”, u përgjigj Greta duke e bërë për herë të parë publike lidhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *