Bebe Rexha shijoi një darkë romantike me një shok misterioz në restorantin Delilah në Los Angeles të shtunën në mbrëmje.Këngëtarja, 30 vjeç, i habiti të gjithë me shoqëruesin, i cili fotografohej për herë të parë pranë saj, të dy të kapur për dore.
MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e Bebe Rexhës për të marrë komente të mëtejshme mbi mashkullin misterioz që po e shoqëronte këtë mbrëmje, por nuk ka marrë përgjigje.
Në një deklaratë të fundit, artistja me origjinë shqiptare u shpreh: “Nëse dua të bëj miqësi me dikë, thjesht do ta bëj. Nuk më intereson kush është. Unë kam shumë energji për momentin”.
Paraqitja e Bebe-s vjen pasi ajo foli hapur në publik për çrregullimin e saj bipolar dhe mënyrën sesi ajo ka arritur të kapërcejë sëmundjen mendore për të realizuar ëndrrat e saj.