Marina Vjollca është një nga personazhet më të komentuara në mediat rozë.
Moderatorja e njohur nuk shfaqet në ekran që prej vitit të kaluar, ku prezantoi në Klan spektaklin “C’est la vie”.
Por teksa të gjithë e mbajmë mend si moderatore që ka prezantuar këtë spektakël, apo për vite me radhë “Procesin sportiv”, pak e njohin si “një aktore”.
Po, po… dhe madje aktore me një kulturë indiane.
Është pikërisht Marina që interpreton në sketch-in e Portokallisë, tetë vite më parë bashkë me aktorët e tjerë dhe personazhë që ne i njohim.
Ajo që të bie në sy është padyshim një ndryshim drastik i Marinës, ndërsa duhet theksuar se talenti nuk i ka munguar.
Në videon më poshtë, prej minutës 02:10 mund të shihni Marinën. Mos harroni të na thoni mendimin tuaj: A ka ndryshuar Marina?