Festë në familjen e këngëtares së njohur kosovare, Remzie Osmanit.
Ka ardhur në jetë fëmija e djalit të Remzie Osmanit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, është bërë gjyshe.
Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me ndjekësit, Gëzimja, nusja e djalit të saj Hamzës.
Çifti u bënë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emma.
“Nuk paska asgjë më të bekuar. Faleminderit o Zot. Emma Hamzaj”, ka shkruar pranë postimit Gëzimja ndërsa nga Remzie Osmani ende nuk ka pasur njonjë reagim në rrjete sociale.