E ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, mbrëmjen e sotme, Klaudia i ka kërkuar një mundësi të dytë ish të fejuarit.
E reja tregoi se me Artanin ishin njohur kohë më parë dhe kishin rënë në dashuri. Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta bënin zyrtare dhe kishin shpallur fejesën, por Klaudia dhe Artani kishin një javë që nuk komunikonin.
Klaudia në studio rrëfeu se Artani e kishte bllokuar atë në çdo rrjet social dhe se nuk i fliste, por vetëm i kishte thënë që midis tyre kishte marrë fund.
Ajo e kishte ftuar atë në studion e “Dua të të bëj të lumtur” për të kuptuar më shumë se cila ishte arsyeja e prishjes së fejesës. Megjithatë Artani nuk e kishte pranuar ftesën dhe nuk erdhi në studio.
Gjatë bisedës mes Arbana Osmanit dhe Klaudias u zbulua se kjo e fundit i kishte dërguar mesazhe ofendues prindërve të Artanit.
Klaudia tregoi se kjo ishte fejesa e tretë e saj dhe nuk dëshironte që të përfundonte në këtë mënyrë.
Shikojeni videon nga minuta 39:00.