Tradhtia është një ndër temat më të diskutuara, e cila gjykohet në mënyra të ndryshme nga kushdo.
Mirëpo, duket se për asnjë arsye në botë, partnerja e Ledri Vulës nuk ka ndërmed ta falë tradhtinë.
Gjatë mini-intervistës me ndjekësit e saj në InstaStory, dikush e pyet Sara Hoxhën çfarë do të kishte bërë nëse i dashuri do ta tradhtonte.
Sara është treguar shumë e qartë në mesazhin e saj, duke lënë të kuptohet se do ta “masakronte” partnerin.
Ajo ka publikuar një foto me armë e mjete dhune nga më të ndyshmet, ndërsa krahas fotos shkruan “Mos e provofsha“.