Ermal Fejzullahu ka treguar të mirat e izolimit.Ermal Fejzullahu sot ishte në lidhje direkte me emisionin ‘E diell’ ku flet për jetën në karantinë dhe dobitë që kishte pas këtyre ditëve të izolimit.Këngëtari tha se edhe pse i ka munguar puna dhe publiku ka shijuar në maksimum kohën me familjen tij.
I pyetur nga moderatori se nga çka ka hequr dorë pas kësaj pandemie ai u përgjigj“Kam hequr dorë nga alkooli, nuk kam pirë asnjë gotë verë këto ditë, dhe për këtë arsye po ndihem më i shëndetshëm”.Po ashtu ai shtoi se është bërë shumë i “devotshëm” ndaj punëve të shtëpisë, pasi është marrë me rregullimin e disa orendive dhe pajisjeve shtëpiake.