Burak Özçivit i bën dhuratën luksoze bashkëshortes, ja shuma marramendëse që i kushtoi

Burak nuk e lë pa dhuratë gruan as në këtë kohë pandemie.
Aktori Burak Ozçivit qenka edhe romantik, shkruajnë mediat turke, transmeton lajmi.net.
Ai së fundmi i ka bërë bashkëshortes së tij një dhuratë luksoze, çmimi i së cilës thuhet se është i lartë.
Mediat turke raportojnë se Burak i ka blerë një orë dore me çmim marramendës Fahriyes. Sipas mediave turke kjo orë kushton 170 mijë lira.

Fahriye Evcen ka ditë që është mbyllur në shtëpi në mënyrë që të kujdeset për të voglin e tyre.
Ndërsa Burak ka qenë i detyruar t’i brakstis xhirime e serialit në mënyrë që mos ta vë në rrezik familjen e tij simpatike.
Burak Ozçivit po i përkushtohet shumë familjes gjatë kësaj periudhe. Ai nuk po largohet nga shtëpia dhe po shijon ditët në vetëkarantinë me bashkëshorten dhe djalin.
Dy aktorët, Fahriye Evcen dhe Burak Ozzcivit u martuan në vitin 2017 me një dasmë që u komentua nga të gjithë mediat, jo vetëm turke, por edhe të huaja. Ata u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar. Fahriye solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Karan./L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *