Si pallat/ Foto nga shtëpia 43 milion $, ku po e kalon izolimin Bill Gates

Çifti Bill dhe Melinda Gates kanë menduar edhe për mënyrën se si do ta kalojnë periudhën e izolimit.

Ata kanë blerë një shtëpi buzë oqeanit në San Diego County, California, me një shumë që arrin 43 milion dollarë.

Shtëpia Del Mar ka gjashtë shtretër dhe një pishinë me pamje nga oqeani, e cila u ble nga çifti në fund të Marsit, ndërsa pandemia ndërkombëtare koronavirus filloi të përhapej. Me një hapësirë të gjerë prej 5.800 metra katrorë dhe pamje piktoreske ,shtëpia e bën periudhën e izolimit të përsosur. Çifti besohet se posedojnë personalisht rreth gjashtë prona.

Në vitin 2015 miliarderi harxhoi 18 milion dollarë duke blerë 228 hektarë tokë në Santa Fe, New Mexico. Nga shtëpia e tij luksoze, Gates paralajmëroi se mund të duhen më shumë se 18 muaj për të siguruar një vaksinë, por u zotua se paratë nuk do të ishin pengesë dhe zbuloi se ai ishte i lumtur që ka kontribuar.

Fondacioni i çiftit, The Bill and Melinda Gates Foundation, ka angazhuar deri tani 250 milion dollarë në luftën kundër koronavirusit, dhe ka vënë fonde pas shtatë prodhuesve të vaksinave për t’i lejuar ata të ndërtojnë fabrika, por u ka bërë thirrje vendeve që të bëjnë më shumë që të arrihet sa më parë zbulimi i vaksinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *