Ata janë na lidhje prej vitesh, por me sa duket cdo gjë ka përfunduar.
Bëhet fjalë për çiftin njohur, Robin Haxhi Krasniqi, dhe modelen Heidi Lushtaku e që prej kohësh u komentua një ndarje e mundshme në mes tyre, por tashmë këtë e ka konfirmuar vet modelja.
Heidi përmes një statusi në Facebook ka thyer heshtje duke ka treguar se ajo dhe Robini janë ndarë dhe fejesa e tyre ka përfunduar.
“Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhe afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë”, ka shkruar modelja ndër tjera.