Moderatorja, Rudina Magjistari me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar se jo çdo gjë ndodh pas kuintave, gjatë transmetimit të një emisioni.
Përmes një videoje shkëputur nga emisioni i pasdites, moderatorja nuk ndihet mirë në stolin ku duhet të ulej për të nisur prezantimin, dhe ka kërkuar live që t’ja ndërrojnë.
“Aq e rëndësishme është të jesh komode gjate nje bisede, sa që s’përbën asnjë problem te kërkosh të të ndërrojnë stolin live. Jo çdo gjë ndodh vetëm pas kuintave, të dashur miq,”- shkruan Rudina Magjistari.
Në video duket ndihmësja e programit, që i sjell moderatores një stol tjetër, për t’u ndjerë më komode, dhe për të nisur e qetë programin e saj.