‘Hyrrem’ dhe ‘Ezel’ bëhen bashkë! Një film që nuk duhet humbur

Dy aktorët e njohur turq , Kenan Imirzalioglu dhe Meyrem Uzerli kanë luajtur sëbashku në një film turk. Filmi është pritur me shumë kureshtje në Turqi. “Cingoz Recai” titullohet filmi në të cilin luajnë Kenan Imirzalioglu (Ezel) dhe Meryem Uzerli (Sulltanesha Hyrrem).

Kenan Imirzalioglu luan disa personazhe në film për shkak të rolit të tij i cili është një hàjdut profesionist, ndërkohë Meryem është një màshtruese.

Dy aktorët e njohur turq, së bashku me aktorët tjerë dhe produksionin kanë promovuar filmin e tyre në qytete dhe festivale të ndryshme evropiane dhe botërore.Cingöz Recai (@FilmCingozRecai) | Twitter

Dhe nga fotografitë e publikuara nga evenimentet e ndryshme, është vërejtur ndryshim në pamje të aktorit Kenan Imirzalioglu.

45-vjeçarin jemi mësuar ta shohim në role të ndryshme me pamje që i përshtatet rolit, ndërsa këtë herë ai ka vendosur ta ndjékë trendin e rritjes së mjekrës.

Arsyeja e vërtetë e rritjes së mjekrës duket të ketë qenë roli në serialin për Sulltan Mehmetin II.Başrollerini Kenan İmirzalıoğlu ve Meryem Uzerli'nin paylaştığı "Cingöz Recai" filminden ilk kareler…

Kenan Imirzalioglu u bë i njohur dhe i pëlqyer edhe te publiku shqiptar me rolet e Mehmet Kosovali (“Aci Hayat”, 2005-2007), Ezel Bayraktar (“Ezel”, 2009-2011) dhe Mahir Kara (Karadayi 2012-2015), në serilet e transmetuara në televizionet tona.

Nga ana tjetër, Meryem Uzerli krijoi famë ndër fansat shqiptarë falë rolit të saj në serialin për sulltan Sulejmanin serial ky që jepet çdo ditë në TV Klan. Në serialin e titulluar “Sulejmani i Madhërishëm”, ajo e portretizonte sulltaneshën Hyrrem. Më poshtë keni disa foto nga xhirimet e filmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *