Kur në gusht të vitit 2019 u kurorëzua si Miss Anglia, Bhasha Mukherjee deklaroi se aktiviteti si modele do të ishte thjesht një aventurë e vogël në jetën e saj.
Në fakt, 24-vjeçarja, e diplomuar në mjekësi, punonte në Pilgrim Hospital në Boston, e diplomuar në Lincolnshire, dhe nuk kishte ndër mend të ndërronte zanat.
Deri përpara disa ditësh, Bhasha ndodhej në Indi për një mission humanitar si mbretëreshë e bukurisë.
Por, pas shpërthimit të Koronavirusit është kthyer në Britani dhe tani në punë, në fronin “e luftës”: “Dua t’u jap një dorë kolegëve të mi. Ndihem në faj dhe mezi pres të punoj”.