Ju kujtohet dasma më e bukur në Kosovë, nusja rrëfen prapaskenat për herë të parë

Të gjithë e mbani mend Diamant Sinanaj, këngëtarin e njohur i cili tri vite me parë kishte vendosur që në dasmën e tij ti këndoi bashkëshortes, Kaltrinës.

Video sot e asaj dite vazhdon të shikohet dhe komentohet shumë, madje ka arritur mbi 4 milionë shikime në platformën YouTube.
Sot, pas afro tri vitesh, Kaltrina është rrëfyer për herë të parë, e cila ka treguar detaje të dasmës në emisionin “Dasmat shqiptare”, të autores Rudina Magjistari.

“Isha shumë e emicionuar, pasi që nuk e prisja që ai ta bënte një gjë të tillë. Mendoja që do të këndonte disa nga ato këngë që zakonisht i këndojnë nëpër dasma, por të them të drejten, nuk e prisja një dedikim të tillë dhe më zuri shumë në befasi”, ka treguar Kaltrina, transmeton Korrespodenti.

Ajo në këtë emision ka treguar se është edhe në ditët e fundit të shtatëzanisië, ku së shpejti pritet të sjellë në jetë një djalë.

Në emisionin “Dasmat shqiptare”, ishin të ftuara edhe dy nuse shqiptare: Klea Zeqollari dhe Sidorela Kollqaku, të cilat kanë treguar momente të bukura nga martesat e tyre.
Më poshtë ju ftojmë ta gjikoni emisionin e plotë “Dasmat Shqiptare”, të autores Rudina Magjistari. /Korrespodenti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *