Shpikja e shqiptarit që po çmend botën

Smajli Mulaj punon si elektricist në spitalin e Pejës dhe ka krijuar një pajisje, për të cilën mund të thuhet se po çmend botën.

I kam parë dobësitë e aparateve të vegjël dhe më ka lindur ideja të krijoj një pajisje tjetër, inhalator me funksion më të mirë. Koha për ndërtimin e këtij aparati ka qenë një muaj deri në një muaj e gjysmë deri sa i kam gjetur elementet lidhëse”, ka thënë ai.

Por pas krijimit të kësaj pajisje, ai nuk e dinte se kishte krijuar diçka që askush më parë e ka bërë. Ndaj, shpikja e tij duhet patentuar.

Hapi i radhës për të vazhduar këtë inhalator është mbrojtja ndërkombëtare e patentës e cila ka një kosto që për mua është e papërballueshme, mbi 10.000 € dhe për të cilën kam bërë kërkesë, por nuk kam mbështetje. Në Kosovë e kam mbrojtjen për 20 vite, por nëse unë nuk e siguroj këtë mbrojtje, dikush mund të ma vjedhë idenë dhe ta përvetësojë e ta bëjë në ndonjë vend tjetër. Nëse e marr këtë mbrojtje unë kam menduar të prodhoj edhe të tjerë ndërsa për të dalë në treg ky aparat koston do ta kishte 500 euro, që do të mbulonte shpenzimet e prodhimit”, ka thënë ai më tej.