Ka shumë arsye për të zbuluar më shumë për natyrën, por njëra ndër gjërat më interesante është që të shkoni për hiking në vende të ndryshme.
Kur bëni hiking ju e lironi mendjen tuaj dhe pastroni kokën tuaj.
Destinacioni perfekt për një hiking të paharruar është shpati Manitou në Kolorado. Shpati ishte ndërtuar që të barteshin material që të ndërtonin tubacione në majën Pikes, malin amerikan dhe që të shndërrohet në atraksion turistikë për vizitorët që ti dërgonin të ftuarit në majën e lartë.
Vizitorët mund të shijojnë pamjen spektakolare të pranverës në Kolorado . Ky vend u bë zyrtarisht një pike për hiking në vitin 2013.
Me 2,744 shkallë, është një zbavitje dhe ata që ngjisin shkallët deri në fund, shijojnë pamjen fantastike. Personat që vizitojnë vendin u duhet diku rreth 45 minuta apo 2 orë që të përfundojnë të gjitha shkallët, kjo varësisht nga niveli i aktiviteteve që bëjnë.