Një grua ka ngecur brenda një makine lodër për gati një orë.
Gruaja skoceze u fut në makinën lodër si pjesë e një shakaje me familjarët e saj.
Por 34-vjeçarja, Zoe Archibald ngeci brenda saj.
Ishte babai i saj që i erdhi në ndihmë.
Ai preu makinën plastike me anë të një thike guzhine dhe pas një ore Zoe ishte e lirë.